Ballina / Reçeta / Sallatë verore me thjerrëza
In Fabric

Sallatë verore me thjerrëza

Një sallatë e shijshme me fibra, tepër e shëndetshme, e lehtë dhe e ushqyeshme. Erëzat e ndryshme i japin shije thjerrëzave dhe kungullit.

Përbërësit

1 e gjysmë filxhanë çaji thjerrëza (të thara)

1 kungull (të njomë, mesatar, të pastruar dhe të prerë në copa në formë kubike)

2 bishta selino (të pastruar dhe të prerë në copa kubike)

1 qepë e kuqe (e vogël, e qëruar dhe e prerë në formë kubike)

1 spec i kuq (i pastruar dhe me fara të hequra, i prerë në copa kubike)

1 kokë kopër (e pastruar dhe e prerë në formë kubike)

1/3 filxhan çaji majdanoz (i freskët, i copëtuar)

1/3 filxhan çaji borzilok (i freskët, i copëtuar)

3 lugë gjelle uthull balsamike

1/3 filxhan çaji vaj ulliri(ekstra i virgjër)

kripë

piper

Përgatitja

1.Marrim dhe shpëlajmë thjerrëzat. I mbulojmë me ujë rreth 8 cm dhe i lemë të vlojnë. I ulim temperaturën në zierje dhe i gatuajmë derisa të zbuten (duke i shtuar më shumë ujë nëse është e nevojshme), për rreth 20 deri në 25 minuta.

2.I thajmë dhe i lemë të ftohen në temperaturën e dhomës. I vendosim thjerrëzat në një tas të gjerë bashkë me perimet dhe erëzat e copëtuara dhe i përziejmë.

3.Në një tas të veçantë përziejmë së bashku uthullën balsamike, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe i përziejmë mirë.

4.Hedhim gjysmën e tyre mbi përzierjen e thjerrëzave dhe i përziejmë. Hedhim dhe më tepër mbi thjerrëza nëse është e nevojshme.

Check Also

Si pastrohen frutat dhe perimet nga pesticidet

Sa herë që blejmë fruta dhe perime duhet të jemi të vetëdijshëm që ato janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *