Ballina / Reçeta / Sallatë me oriz të zi, ananas dhe proshutë
In Fabric
AA255816 cucina 210 268 254 2100 2678 RGB

Sallatë me oriz të zi, ananas dhe proshutë

Jeni me dietë dhe kërkoni një drekë apo darkë të shëndetshme? Ja çfarë recete ju sugjerojmë ne.

Përbërësit:

250 gr oriz të zi

300 gr ananas

150 gr proshutë e tymosur

100 gr krem kuzhine

40 gr kikirikë të pjekur

1 portokall

4 lugë vaj ulliri

1 lugë gjelle miell misri

Kripë dhe piper

Përgatitja

Përgatisni orizin të cilin e keni zier më parë. Shtoni proshutën të cilën e keni prerë në kuba të vegjël. Ndërkaq, përgatisni salcën e portokallit: Vendosni një lugë miell misri në një tigan me vaj ulliri, shtoni pak krem kuzhine dhe trazojeni derisa të trashet. Ulni zjarrin dhe shtoni lëngun e portokallit, pak kripë dhe piper. Shtojmë sipër sallates disa feta ananas, kikirikë të grirë dhe salcë portokalli.

Check Also

Pogaçe të mbushura

Pogaçe të mbushura

Përbërësit miell ujë të vakët kripë maje Përbërësit e brendshëm qepë speca djathë kripë Hapat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *