Saimir Tahiri

Saimir Tahiri: Nuk jam unë personi që përmendet në përgjime

Tahiri këmbënguli kështu se emri i përmendur në përgjimet prej rreth 4 vjetësh nga Moisi Habilaj, i arrestuar në Itali dhe kushëri i largët i tij, nuk i referohet personit të tij, pra Saimir Tahirit.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri thotë se nuk ka asnjë interes për debatin politik dhe mediatik që ka shpërthyer për arrestimin e tij si i dyshuar për trafik droge.

Për të e rëndësishme është të nxjerrë në pah të vërtetën, dhe këtë të bazuar vetëm në prova. Dhe provën e parë për pafajësinë e tij ai thotë se e ka gjetur. Në një konferencë për mediat, Tahiri bëri publike një dokument të Prokurorisë së Katanjës, ku thuhet se ndaj tij, nuk rezulton të ketë pasur ndonjëherë procedim penal nga ky organ akuze.

“Politikës i ka ardhur rasti që llumin e 25 viteve të fundit tma hedhi mua. Rrini pa merak unë do e përballoj këtë sido të jetë. Nëse ka ndonjë shteg sado të vogël prej të cilës mund të dalë e vërteta mua do më keni fiks aty tek ai shteg, dhe këtë do ja them botës me prova”, tha Tahiri duke shtuar se nga sot ai është një qytetar pa asnjë lloj pushteti.

Tahiri tha se e ka kërkuar këtë shpresë nga prokuroria e Katanjës dhe e ka marrë në dorë brenda 48 orësh. Ai i drejtohet prokurorisë shqiptare me disa pyetje, duke thënë se sa e vështirë paska qenë ta marrë në dorë këtë shkresë që e përjashton Tahirin nga veprimtaria kriminale e drogës, në bashkëpunim me Habilajt.

Tahiri këmbënguli kështu se emri i përmendur në përgjimet prej rreth 4 vjetësh nga Moisi Habilaj, i arrestuar në Itali dhe kushëri i largët i tij, nuk i referohet personit të tij, pra Saimir Tahirit.

Deputeti Tahiri foli për një gjyq publik dhe politik që po i bëhet nga prokurorët, politikanët, dhe analistët.

Tahiri tha se përmes avokatit të tij i ka kërkuar prokurorisë që të bëjë hetime intensive ndaj tij pa pasur zvarritje.

“I kam kërkuar prokurorisë të zhvillojë pa ndërprerje hetimin tim, rruga drejt të vërtetës s’mund të jetë me pushime. Unë s’kam kohë për të humbur derisa të shkojmë tek e vërteta. Dhe as nuk pres të bëhet tërkuzë kjo histori për të mbajtur në publik llumin e thashethemeve për të bërë politikë. Unë nuk kam asnjë lloj imunitetit, jam i gatshëm të hetohem – theksoi Tahiri duke shtuar se nuk i kërkon asnjë nder askujt.

Ndaj Tahirit prokuroria shqiptare ka nisur procedim penal më 17 tetor të këtij viti, dhe e akuzon se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Ministrit të Brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama, ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në bashkëpunim me organizatën kriminale të Habiljave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.