SAG 2017: I vjelin çmimet Denzel Washington e Emma Stone

Vazhdon marshimi triumfal i aktores Emma Stone, e drejtuar gjithmonë e më shumë drejt çmimit të saj të parë Oscar.

Aktorja protagoniste e filmit “La La Land”, ka marrë mbrëmjen e djeshme edhe statujën e aktores më të mirë gjatë edicionit të 23-të të SAG Awards 2017 .

Çmimi më i rëndësishëm, ai për kastin më të mirë e mori filmi i Theodore Melfi, “Hidden Figures” me Taraji P. Henson, Octavia Spencer dhe Janelle Monáe, që tregon historinë e vërtetë të disa grave me ngjyrë që kontribuojnë në misionet e para në hapësirë të NASA, falë matematikës.

Asnjë çmim për “La La Land” dhe “Manchester by the Sea”, shumë të favorizuara në prag të Oscar. Aktori më i mirë u shpall Denzel Washington për filmin “Barrierat”. Aktorët më të mirë jo protagonistë janë Viola Davis (Barrierat) dhe Mahershala Ali (Moonlight).

Një protestë e vërtetë për shpërblimin e artistëve me ngjyrë, një sinjal shumë i fortë sidomos në një moment delikat si ai i përjetuar nga Shtetet e Bashkuara pas ndalimit të hyrjes së refugjatëve dhe emigrantëve myslimanë.

Në fakt Mahershala Ali, që fitoi çmimin si aktori më i mirë jo protagonist për filmin Moonlight, në fjalën e tij e të falënderimit nënvizoi se është mysliman dhe ritheksoi se diferencat fetare edhe me nënën tënde, nuk janë të rëndësishme.

Disa nga çmimet e dhëna:

Kasti më i mirë: E drejta për të numëruar

Aktori më i mirë protagonist: Denzel Washington, Barriere

Aktorja më e mirë protagoniste: Emma Stone, La La Land

Aktori më i mirë jo protagonist: Mahershala Ali, Moonlight

Aktorja më e mirë protagoniste: Viola Davis, Barriere

Kontrofigura më e mirë: Hacksaw Ridge

Kasti më i mirë në një seri tv dramatike: Stranger Things

Kasti më i mirë në një seri tv komik: Orange Is the New Black

Kasti më i mirë në një seri tv të dramës John Lithgow, The Crown

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.