Sa shpenzojmë për kafe

Sot një pjesë të madhe të kohës e kalojmë jashtë shtëpisë. Të dalësh dhe të mos ulesh për të pirë një kafe, është pothuajse e pamundur. Kjo është Prishtina, apo jo !

“Sa para shpenzoni për kafe gjatë një muaji?”. Ishte kjo pyetja që infoGlobi ia parashtroi 20 të rinjëve të moshës 16 deri 37 vjeçare.

Ajo që doli në shesh gjatë bisedës me të rinjtë , janë dallimet e mëdha  mes qytetarëve, duke u nisur nga ata që shpenzojnë vetëm 3 euro në muaj për kafe , e deri tek ‘xhep thellët’ që shpenzojnë madje edhe deri në 200 euro gjatë muajit!

Doli poashtu se në Prishtinë meshkujt janë ata që shpenzojnë më shumë për kafe se femrat.

Ishte ky një eksperiment pra, jo sondazh i madh shkencor, por ankesë e rastit e zhvilluar në sheshin e Prishtinës. /infoglobi/ G. B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.