apple

Sa paguhet shefi i kompanisë “Apple”

Kreu i “Apple”, Tim Cook, ka fituar 11,6 milionë dollarë në vitin 2019, nga 15,7 milionë në 2018, për shkak të perfomacës më të ulët financiare në raport me një vit më parë.

“Paga bazë e drejtuesit të gjigantit teknologjik u rrit në tre milionë dollarë në vit, të cilës i shtohet një bonus dhe kompesime të ndryshme”, sipas një dokumenti të depozituar tek autoriteti amerikan i tregjeve.

Gjatë vitit fiskal 2018, Tim Cook kishte marrë 12 milionë dollarë nga bonuset, sepse prodhuesi i “iPhone” kishte realizuar me 200% objektivat përsa i përket qarkullimit neto dhe fitimit operativ.

Në vitin 2019, kompania Cupertino arriti vetëm 128% të objektivave të saj, duke rezultuar me një bonus më të ulët, me 7,7 milion dollarë.

Apple ka fituar gjithashtu 260 miliardë të ardhura neto në vitin 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.