Ballina / KRYESORE / Sa minuta jetë humbet një duhanpirës pas çdo tymosjeje?
queensland, aaron drovand, james cook, cigarette, smoking

Sa minuta jetë humbet një duhanpirës pas çdo tymosjeje?

Mezahet me paralajmërime të shtypura mbi çdo cigare

Një studim i ri në Queensland ka rekomanduar që çdo cigare individuale të mbishkruhet me paralajmërime, duke përfshirë mesazhe të tipit ‘sa minuta jetë humbet një duhanpirës pas çdo tymosjeje’.

Sipas studiuesve ka ardhur koha që paralajmërimet shëndetësore të shtypen në secilën cigare, pasi pamjet tronditëse, apo imazhet e shtypura mbi paketa, nuk po i bindin më duhanpirësit të lënë duhanin, shkruan daily mail.

Aaron Drovandi i Universitetit James Cook, i cili drejtoi studimin, tha se imazhet e mushkërive të zeza, dhëmbët e kalbur dhe goja kanceroze në paketimin e cigareve kishin humbur vlerën e tyre të shokut.

queensland, aaron drovand, james cook, cigarette, smoking

“Përmirësimi i cilësisë dhe vëllimit të informacionit është thelbësor për të bërë të mundur që të rinjtë, të cilët janë targeti kryesor i synuar nga ndërmarrjet e cigareve, të shkëputen nga ky ‘ves’ ose të paktën të jenë të vetëdijshëm për rrezikun,” tha Dr Drovandi.

Ai tha se paralajmërimet në lidhje me pasojat afatshkurtra shëndetësore dhe jo-shëndetësore të lidhura me përdorimin e duhanit ka shumë të ngjarë të shkaktojnë ndryshime pozitive në sjelljen kundrejt këtij fenomeni.

 

Provo po ashtu

Mustafa: Është nder por nuk do ta imponoj veten për president të vendit

Isa Mustafa e ka pranuar publikisht dëshirën e tij për t’u bërë president i vendit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.