Ballina / LIFESTYLE / Sa fitojnë nga një postimpersonat me shumë ndjekës në instagram?
insta photo

Sa fitojnë nga një postimpersonat me shumë ndjekës në instagram?

Kur ushqimi juaj i preferuar apo një foto e realizuar gjatë ndonjë udhëtimi merr shumë pëlqime dhe komente në Instagram, lehtë e keni të mendoni “oh, unë mund të bëhem person me ndikim në Instagram”.

Fundja fundit, përse ta postoni një selfie të bukur falas kur mund të paguheni për ta bërë atë, apo jo? .

Nëse jeni joshur nga kjo ide apo thjesht keni menduar ndonjëherë se sa shumë para fitojnë blogerët dhe vlogerët e preferuar, një studim tani ka treguar se sa para fitojnë mesatarisht britanikët me ndikim në Instagram për postimet e tyre të sponsorizuara.

Anketimi “UK Bloggers 2019” ka zbuluar se personat me ndikim mund të paguhen mes 100 dhe 1,000 funteve varësisht nga numri i ndjekësve që kanë dhe produktit që e reklamojnë.

Megjithatë, siç duket ndikimi te tjerët nuk është bash argëtues, pasi që personat e tillë duhet t’i shpërndajnë deri në tri postime origjinale në ditë, e kjo nënkupton shumë planifikim dhe strategji.

Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar se në vitin 2018, 27% personat me ndikuar kanë kërkuar 100 funte për postim, ndërkaq 30% kanë kërkuar mes 100 dhe 250 funteve për postim.

Në mënyrë interesante, “industria e blogerave” kryesisht dominohet nga femrat në shumicën e fushave, duke përfshirë fushën e stilit të jetesës, ushqimit dhe pijeve, bukurisë dhe modës, por fusha e udhëtimit është e ndarë barabartë mes dy gjinive

Provo po ashtu

edukimi i femijeve

Si t’i edukojmë fëmijët? Pyetjet që duhet të ua bëjmë

Pak para se fëmijët të flenë, kanë një periudhë të shkurtër kohe gjatë së cilës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.