Ballina / Biznes / Karrierë / Sa është jetëgjatësia e një kartëmonedhe
kartëmonedha

Sa është jetëgjatësia e një kartëmonedhe

Në jetëgjatësinë e një kartëmonedhe ndikojnë disa faktorë, nga të cilët veçojmë mënyrën e qarkullimit dhe trajtimin nga përdoruesit.

Jetëgjatësia e një kartëmonedhe lidhet edhe me vlerën nominale të saj. Përgjithësisht, prerjet e vogla e kanë jetëgjatësinë 2-3 vjet, prerjet e mesme 3-5 vjet, ndërsa ato të mëdha mbi 7 vjet.

Nga pikëpamja e qarkullimit, kartëmonedhat me prerje të vogël më së shumti ngelen nëpër dyqane dhe qarkullojnë disa herë deri në momentin e depozitimit në sportelet e bankave.

Rikthimi i tyre në sportelet e bankave kryhet kryesisht kur kartëmonedhat zbehen apo humbasin një pjesë të cilësive të tyre. Kartëmonedhat me prerje të madhe administrohen më mirë nga përdoruesit, duke treguar më tepër kujdes në përdorim sesa tek ato me prerje të vogël. Pra, sa më e madhe vlera nominale, aq më jetëgjatë edhe kartëmonedha.

Gjatë vitit 2017, në Bankën e Shqipërisë u përpunuan rreth 109 milionë copë kartëmonedha, të cilat u kontrolluan për autenticitet dhe përshtatshmëri për riqarkullim. Nga përpunimi, rezultuan rreth 23.4 milionë copë kartëmonedha të papërshtatshme për përdorim, të cilat u tërhoqën nga qarkullimi dhe rast pas rasti u zëvendësuan me kartëmonedha të reja. Koeficienti i qarkullimit të kartëmonedhës për vitin 2017 rezultoi në vlerën 0.85, që do të thotë se një kartëmonedhë kthehet mesatarisht më pak se një herë në vit në sportelet e Bankës së Shqipërisë.

Ky koeficient është më i lartë për prerjet 500 Lekë, 1000 Lekë dhe më i vogël për prerjet 5000 Lekë dhe 2000 Lekë, gjë që tregon se këto të fundit kthehen më rrallë në sportelet e Bankës së Shqipërisë.

@Fluidi

Provo po ashtu

Gjermani: Digjitalizimi mbylli 188,000 vende pune nga viti 2000

Pasi huadhënësit në Gjermani tashmë kanë ulur rreth 188,000 vende pune që nga viti 2000, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.