Ballina / Shkencë / Sa aroma dallon hunda e njeriut?!

Sa aroma dallon hunda e njeriut?!

Hunda e njeriut mund të dallojë të paktën 10.000 aroma më shumë se që besohej, shkruan revista shkencore Sience. Numri i aromave tani shkon në 20 mijë.

Sipas revistës në të kaluarën shkencëtarët kanë besuar se njeriu është në gjendje të dallojë më pak se 10.000 aroma.

Të dhënat e fundit që rezultuan nga hulumtimi i ekspertëve amerikanë, e që mbështeten në analizat e kryera në 26 persona, shpalojnë se aftësitë e njeriut për të dalluar aromat janë shumë më të mëdha se sa që besohej dikur.

Shkencëtarët e universitetit Rokfeler thonë se njerëzit shfrytëzojnë një përqindje të vogël të aftësive të receptorëve që ndodhen në hundën e tyre, receptorë këta që reagojnë ndaj aromave.

Receptorët që ndodhen në hundë e nxisin reagimin në neurone e, këto të fundit shkaktojnë perceptimin e aromave dhe bëjnë që ato të dallohen nga njëra tjetra./infoGLOBI/

Provo po ashtu

Balena që jeton afro 400 vjet (foto)

Një lloj i balenës që jeton saktësisht 392 vjet është duke studiuar, veçanërisht se cilat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.