Ballina / BOTA / Rusia teston raketën supersonike
rusia raketa sonike

Rusia teston raketën supersonike

Rusia ka deklaruar se ka testuar me sukses raketën “supersonike”, për të cilën presidenti rus, Vladimir Putin ka pretenduar këtë muaj se ka kapacitet për të fluturuar 10 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Raketa Kinzhal është lansuar nga sot nga rajoni ushtarak në jug të Rusisë, ka thënë ministria e Mbrojtjes.

“Lansimi ka shkuar sipas planit, raketa supersonike ka qëlluar cakun në procesin e testimit”, ka thënë ministria.

Kjo raketë ka qenë pjesë e sistemit të ri të armëve, të cilat i ka prezantuar Putin, në fjalimin e tij drejtuar kombit më 1 mars, pak para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në këtë vend që mbahen më 18 mars.

Raketa mund të bart koka bërthamore dhe konvencionale në një distancë prej më shumë se 2,000 kilometrave, ka thënë presidenti rus, duke prenteduar se ajo tejkalon sistemet e mbrojtjes ajrore.

Raketa është vendosur në rajonin ushtarak jugor nga 1 dhjetori, pati thënë ai.

Në kuadër të armëve që pati prezantuar në fjalim, presidenti rus ka përmendur edhe testimin e raketës balistike ndërkontinentale, Sarmat, e cila sipas tij ka tejkaluar paraardhësen e saj.

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White ka hedhur poshtë komentet e Putinit, duke thënë se ushtria amerikane ka kapacitet për ta mbrojtur shtetin nga çdo kërcënim.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka thënë se me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në Rusi, Putin “është duke luajtur me audiencën e brendshme”.

@Fluidi

Provo po ashtu

lideret g 7

Foto interesante me liderët e grupit G-7

Ishte planifikuar gjithmonë të ishte një samit i tensionuar dhe i vështirë ai i G7-s …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.