Ballina / BOTA / Rusia teston armën e re supersonike
arma supersonike rusi

Rusia teston armën e re supersonike

Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re supersonike.

Presidenti, Vladimir Putin mbikëqyri nisjen e testit nga dhoma e kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në testin e së mërkurës, arma u nis nga baza e raketave në Dombarovskiy në malet e Uralit jugor, informon AP.

Kremlini bëri të ditur se arma ka goditur me sukses një objektiv të caktuar 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes.

Presidenti Putin e quajti armën e re “Avangard” duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit. Arma është në mesin e koleksionit të armëve bërthamore të cilat ai i prezentoi në muajin mars.

Putini tha se “Avangardi” posedon një gamë ndërkontinentale, dhe mund të fluturojë 20 herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Provo po ashtu

Klima po ndryshon: Bota përjetoi qershorin më të nxehtë në histori

Bota ka përjetuar qershorin më të nxehtë në histori muajin e kaluar, me temperaturë mesatare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.