fbpx
The best of the best në St.Petersburg!”

Rusia lejon Kosovën të marrë pjesë në “The best of the best në St.Petersburg”

Përfaqësuesja e Kosovës në Xhudo, përfundimisht ka marrë dritën jeshile për të qenë pjesë e garës Masters që mbahet në Rusi.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar kryetrajneri Driton Kuka, që ka thënë se kjo është meritë e kryetarit të IJF-së, Marius Vizer.

“Sporti mbi politikën! Kosova merr pjesë në Masters në Rusi”.

“Sot në mëngjes në një telefonatë në mes mikut tonë Kryetarit të IJF Marius Vizer dhe Kryetarit të FXhK Agron Kuka na u konfirmua pjesëmarrja në The best of the best në St.Petersburg!”.

“Presidenti Vizer ishte njeriu që me angazhimin e tij dhe bisedat që kishte me njerëz nga Komuniteti sportiv por edhe politik të shtetit Rus përsëri bëri që Kosova të prezantohet e barabartë me shtetet tjera!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

“Falënderim i madh të gjithë atyre që mundësuan të jemi të barabartë me shtetet tjera!
Me sport po thyhen barrierat, në mungesë të Kampiones Olimpike e cila s’mund të marr pjesë në Masters në Rusi do na prezantojnë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi!”

Ditëve të fundit është thënë se Kosova nuk do të lejohet të marrë pjesë në Masters në Rusi, vetëm se pa simbole. Por falë angazhimit të Vizel që është mik i madh i xhudos kosovare, vendi do të përfaqësohet i barabartë me shtetet tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.