Rusia hapur kundër Albin Kurtit

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka quajtur gjest manipulues, vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifës 100% dhe vendosjen e parimit të reciprocitetit ndaj mallrave të Serbisë.

“Autoritetet në Prishtinë vazhdojnë të manipulojnë me temën e heqjes së tarifës doganore 100% ndaj mallrave që vijnë nga Serbia qendrore, të cilat u vendosen nëntorin e vitit 2018 dhe rezultuan në ndalimin e procesit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtëme të Rusisë

Ndërsa njoftimin e kryeministrit Kurti për heqjen e tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit e ka cilësuar si gjest demagogjik.

“Albin Kurti, ‘kryeministri në detyrë’ i Kosovës, me një gjest tjetër demagogjie, njoftoi heqjen e tarifave më 1 prill, por të përkohshëm dhe me kufizime që paraqesin shumë parakushte. Së pari, Kosova insiston në ‘parimin e reciprocitetit’ duke e detyruar Beogradin t’i etiketojë mallrat e veta sipas standardeve të Prishtinës, që nënkupton të pajtohet për futjen e ‘Republikës së vetëshpallur të Kosovës’ në dokumente që do të implikonte njohjen indirekte të këtij kuazi-shteti”, thuhet më tej në reagim.

MPJ-ja ruse thotë se me këtë veprim, “kosovarët nuk e kanë zbutur qëndrimin e tyre siç është kërkuar nga patronët e tyre Perëndimorë, por i kanë shtrënguar parakushtet”.

“Thuhet se edhe Washingtoni, i cili mbështet plotësisht ‘pavarësinë’ e Kosovës, kritikoi veprimin e fundit të Prishtinës e cila qëllimshëm vonon mundësinë e rifillimit të dialogut me Beogradin. Në këtë kontekst, reagimi ekstazik i BE-së duket i çuditshëm pasi që, si një nga ndërmjetësit, BE-ja duhet të përgjigjet me një vlerësim të matur të situatës pa favorizuar asnjë nga palët”, theksoi më tej MPJ-ja ruse.

“Ne besojmë se këta hapa anti-Serbi nga autoritetet e Kosovës duhet të rikthehen plotësisht dhe pa kushte”, përfundoi MPJ-ja ruse reagimin e saj, përfundon reagimi komentues i reciprocitetit i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Reagimi origjinal:

https://www.mid.ru/en/web/guest/kommentarii_predstavitelya/-/asset_publisher/MCZ7HQuMdqBY/content/id/4096385

Siç ka raportuar shumë herë InfoGlobi, Rusia nuk ka qenë neutrale ndaj Kosovës asnjëherë dhe është një nga pengesat për anëtarësimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.