Ballina / KOSOVA / Rusia demanton Thaçin: Marrëveshja përkrahet veç nëse e pranon Serbia
thaci putin infoglobi

Rusia demanton Thaçin: Marrëveshja përkrahet veç nëse e pranon Serbia

Kryediplomati rus ka thënë se Moska përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serbi vetëm nëse të pajtohet Beogradi. Në këtë mënyrë, Sergei Lavrorv ka konfirmuar se për Rusinë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Sergeri Lavrov ka thënë se nëse Beogradi pajtohet do të përkrahin marrëveshjen e mundshme që do të mund të arrihej mes Kosovës dhe Serbisë.

“Moska do të jetë e gatshme të shqyrtojë në mënyrë konstruktive zgjidhjen për marrëdhëniet me Kosovën, nëse (zgjidhja) do të jetë e pranueshme për Serbinë”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov për mediat ruse.

Ky zyrtar rus nuk ka dashur të flasë për modelet e marrëveshjes duke thënë se deri më tash s’ka asgjë konkrete.

“Nëse Beogradi konsideron se një zgjidhje është e pranueshme për Serbinë, ne do të jemi të gatshëm ta shqyrtojmë atë në mënyrë konstruktive. Nuk është mirë të spekulohet për përmbajtjen e opsioneve të ndryshme tani”, është shprehur Lavrov .

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë shënimit të 100-Vjetorit të Luftës së Parë Botërore, u takua me Presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se lideri rus kishte konfirmuar se do të përkrahë çfarëdo marrëveshje që arrijnë Kosova dhe Serbia.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro

Dënohet asambleisti i Malishevës, nuk deklaroi pasurinë

Ish-asamblisti i Komunës së Malishevës, Izet Morina, i akuzuar për mos deklarim të pasurisë, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.