Ballina / BOTA / Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë
rusia, moska

Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë

Rusia do të dëbojë 23 diplomatë britanikë në kulmin e tensioneve për sulmin me agjent nervor të një ish-spiuni dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe, njofton BBC.

Ky veprim vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Britanisë për të dëbuar 23 diplomatë rusë.

Ata u urdhëruan të largoheshin pas incidentit në Salisbury për të cilin qeveria britanike ka fajësuar Rusinë.

Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë të cituar nga AFP tha se stafi diplomatik britanik duhet të dëbohej brenda një jave!

Ky lajm i fundit është duke u përditësuar nga BBC dhe shumë detaje do të publikohen së shpejti.

@Fluidi

Provo po ashtu

Donald Trump, President i ShBA-ve

Trump nis sot vizitën në Britani

Presidenti amerikan, Donald Trump, nis sot një vizitë dyditëshe në Mbretërinë e Bashkuar – të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.