Ballina / BOTA / Rusi, ministri i Ekonomisë akuzohet për ryshfet

Rusi, ministri i Ekonomisë akuzohet për ryshfet

Arrestohet ministri i Ekonomisë së Rusisë Alexey Ulyukayev  nën akuzën e marrjes së një ryshfeti prej 2 milionë dollarë në këmbim të mbështetjes së dikasterit të tij për një kompani të rëndësishme nafte.

Komitetit Hetimor rus ka raportuar se Ulyukayev e ka pranuar tangjenten për të lehtësuar një shit-blerje aksionesh mes dy kompanive kryesore të naftës në Rusi, “Rosneft” dhe “Bashneft”, një operacion me vlerë 5 miliardë dollarë, cituar nga mediat lokale.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar për kanalin televiziv “Russia Today” se akuzat kundër Ulyukayev janë serioze dhe rrjedhimisht kërkojnë prova shumë serioze. “Gjithësesi, vetëm një gjykatë mund të vendosë për këtë”, ka thënë Peskov.

Arrestimi i ministrit është zyrtarizuar menjëherë pas marrjes së tij në pyetje. Alexey Ulyukayev, 60 vjeç, ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik i Federatës Ruse në qeverinë Medvedev që prej qershorit 2013 dhe njëkohësisht figura më e lartë politike e arrestuar në vitin 1991 për një grusht të dështuar shteti.

Provo po ashtu

Grenlanda Trumpit E hapur për biznes, jo për shitje

Grenlanda Trumpit: E hapur për biznes, jo për shitje

Grenlanda ka hedhur poshtë pretendimet se është e gatshme për shitje, pas raportimeve se presidenti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.