fbpx

Rusi, 6 çifte puthen në lartësinë 337 metra

6 çifte ruse u ftuan të jenë ata të parët që puthen në një nga kullat më të larta të Moskës, në observatorin e Moskës, në lartësinë 337 metra në vendin që tashmë do të njihet si “Vendi marramendës i puthjeve”.

Çiftet, të gjitha nga Moska dhe rajonet përreth, ishin fitues të takimit marramendës në konkursin në rrjetet sociale, ku përshkruan historinë e tyre të dashurisë dhe fotografi.

“Ne u puthëm për herë të parë më 13 shkurt dhe ky është Shën Valentini ynë më i bukur. Kjo është dita jonë” tha Irina, teksa qëndronte në krah të bashkëshortit të saj Alexei.

“Unë jam fanse e këtyre lloj konkurseve, jam një person shumë aktiv dhe marr pjesë në disa lloje eventesh. Edhe vitin e shkuar Shën Valentinin e kaluam shumë bukur. Ky është përvjetori ynë i pestë, Shën Valentini i pestë që kalojmë bashkë dhe jemi shumë të lumtur” tha Susanna teksa përqafonte të dashurin e saj Aleksandër.

Këto 6 çifte tashmë do të mbahen mend si të parët që janë puthur në këndin marramendës të puthjeve, që është hapur në këtë kullë të lartë të Moskës.

Pasi u puthën, treguan para mediave historinë e tyre të dashurisë dhe bënë sigurisht edhe disa selfie, 6 çiftet e dashuruara lëshuan në qiell edhe disa balona në formë zemre, të kuqe.

Dita e Shën Valentinit nisi të festohet në Rusi pas viteve ’90 sepse në kohën e Bashkimit Sovjetik sigurisht që nuk festohej. Por sot 14 shkurti festohet në mbarë vendin dhe konsiderohet si dita më romantike në Rusi.

37459405_-_14_02_2016_-_valentines-day_russia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.