Rukiqi: 80 për qind e bizneseve të pakënaqura pas goditjes nga pandemia

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka vlerësuar të pakënaqshme gjendjen e bizneseve që u goditën nga pandemia.

Sipas tij, 80 për qind e bizneseve janë të pakënaqshme.

“Do të prezantojmë të dhënat që i publikojmë rregullisht sa i përket klimës së bizneseve por kësaj radhe të dhënat janë më interesante për shkak të kohës së pandemisë. Na japin një pasqyrë më të qartë për të katër sektorët që i përcjellim siç janë tregtia, prodhimi, ndërtimtaria dhe shërbimet. Për tremujorin e dyte të 2020-s është një ndër gjendjet më të pakënaqshme që nga paslufta. 80 për qind e bizneseve e kanë vlerësuar gjendjen e tyre të pakënaqshme. Nëse e krahasojmë me tremujorin e parë të këtij viti është një pakënaqësi 47 për qind më e lartë”, tha Rukiqi.

Pritjet për punësim të bizneseve, sipas Rukiqit, janë vetëm 35 për qind e bizneseve që presin ta rrisin punësimin.

“Ky është bilanci më negativ pasi që shumica e kompanive nuk presin të hapin vende të reja të punës. Pjesa më e madhe e kompanive në 6 muajt e ardhshëm presin që situata biznesore të përkeqësohet. Për Indikatorin e konfidencës është tre mujori më negativ, ka rënie shqetësuese”, tha Rukiqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.