Ballina / KOSOVA / Rruga e Kombit pa pagesë edhe këtë sezon turistik
rruga-e-kombit

Rruga e Kombit pa pagesë edhe këtë sezon turistik

Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë edhe këtë sezon turistik.

Pagesa në këtë rrugë duke filluar me 5 euro për autoveturat dhe 22.5 euro për kamionët ka funksionuar vetëm dy ditë, pikërisht më 29 dhe 30 mars, pasi më 31 mars, protestuesit e irrituar kuksianë shkatërruan dhe më pas i vunë flakën stacionit të mbledhjes së taksës në Kalimash të Kukësit.

Burime të kompanisë koncensionare “Salillari&Kastrati” bëjnë të ditur për “Kohën Ditore” se kompania po punon me ritme të larta që deri më 15 korrik të bëjë gati të gjithë infrastrukturën e dëmtuar të tollit, shkatërruar më 31 mars, shtimin e korsive nga katër në 9 korsi kalimi, si dhe në përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale të rrugës në stacionin e pagesës dhe pranë tij dhe të infrastrukturës në përgjithësi.

I njëjti burim ka bërë të ditur se pas përfundimit të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, koha e mbetur deri në shtator do të shërbejë për përgatitjet për fillimin e pagesës.

@Fluidi

Provo po ashtu

isa mustafa

Ambasadorët i këkojnë Mustafës rol më aktiv në dialog me Serbinë

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka pritur sot në shtëpinë e tij ambasadorin e Francës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.