Ballina / PSIKOLOGJI / Rrjetet sociale mbysin romancën!
rrjetet sociale

Rrjetet sociale mbysin romancën!

Studiuesit  e Universitetit të Kanzasit, kanë zbuluar se njerëzit me lidhje romantike nuk kanë dëshirë që partnerët e tyre të shfaqin ndjenjat e tyre në rrjetet sociale.

Deri tek kjo vjen për shkak se pastaj ata nuk ndihem më unik, thotë psikologu Juwon Lee.

Hulumtuesit e këtij Universiteti kanë krijuar faqe të Facebook-ut si pjesë e hulumtimit dhe kanë ndarë gjëra nga më të ndryshmet në ato faqe, dhe i kanë pyetur pjesëtarët e hulumtimit se çfarë do të ndjenin për këto postime po qe se ata të ishin nga partnerët e tyre romantik.

Kur ishte një shkallë e lartë e zbulimit mbi ndjenjat, veçanërisht ndjenjat shumë personale, atëherë kishte një ndjenjë më të vogël të intimitetit me atë person, kanë konstatuar studiuesit.

“Supozohet se si një partner që jeni keni të drejtë për një lloj të informacionit të privilegjuar,” tha Lee.

Shpërndarja në faqet si Facebook ka qenë subjekt i hulumtimit edhe më parë. Një studim i 1.000 personave në internet, zbuloi se 32% e të anketuarve pranojnë kanë postuar diçka në internet që më pas janë penduar. Disa prej tyre thanë se në këtë mënyrë ka ardhur deri tek shkatërrimi i lidhjes apo martesës së tyre me dikë. Më shumë se gjysma e përdoruesve nën moshën 25 vjeçare thanë se pas postimeve ishin në dyshime për atë çka kanë postuar.

Vendoshmëria se si ti trajtoni lidhjet personale dhe dashurinë e juaj në platformat publike është njëra nga sfidat më të mëdha të kohës së fundit. Divine Caroline e ka shpjeguar këtë çshtje si në vazhdim:

Kur një nga miqtë tuaj të Facebook-ut bëhet më shumë se një mik në jetën reale, atëherë navigimi si qift, në platformat e mediave sociale, mund të paraqes sfida. Kur do ta përmirësosh statusin tënd të marrëdhënies? A duhet të shtosh e ti përshëndesësh të gjithë miqtë e ish të dashurit tuaj? Dhe pytje si kjo: Sa shpesh duhet të komentosh mbi postimet në murin e tij?

Ajo vazhdon të thotë se mënyra më e mirë për të trajtuar këto çështje është se “çiftet duhet mbajtur gjërat private –gjëra private”.

David Wygant një trajner për relacionet dhe takimet thotë se: ‘Mediat sociale janë si do ti quaja unë, kontraceptivët e romancës. Ato ndalojnë romacën e përditshme’.

Ai i inkurajon njerëzit ti lënë tëlëfonat anash sidomos kur jeni diku jashtë. ‘Është shumë e lehtë të fshiheni prapa telefonit dhe të ndërveproni më botën imagjinare, por atëherë ju do humbni rastin për dashuri’, thotë ai./InfoGlobi/

@Fluidi

Provo po ashtu

Besnikëria është karakteristikë e më inteligjentëve

Besnikëria është karakteristikë e më inteligjentëve

Rodolfo Llinas është një neuroshkencëtar kolumbian që ia ka kushtuar pjesën më të madhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.