Rrjeta mbrojtëse në #GoldenGate për të parandaluar vetëvrasjet

#GoldenGate ! Për 80 vjetorin e saj ura “Golden Gate” në San Francisco do të pajiset me rrjetë mbrojtëse prej hekuri për të parandaluar vetëvrasjet. Që nga viti 1937 kur ura u hap për trafikun e automjeteve janë 1500 personat që kanë vrarë veten duke u hedhur nga një lartësi prej 60 metrash.

Vetëm në vitin 2016 janë vetëvrarë 36 persona ndërsa të mbijetuarit janë rreth 30.

Në investimin prej më shumë se 210 milionë dollarësh në #Goldengate do të vendoset një tabelë paralajmërimi ku shkruante: Mos u hidh sepse do të vritesh.

Gjatë viteve nuk kanë mjaftuar masat e marra dhe pikat e ndërhyrjes së shpejtë ku ata që përpiqen të vrasin veten mund të vënë alarmin në momentin e fundit në mënyrë që të ndalohen.

Debati për vendosjen e rrjetave në #Goldengate mbështetëse ka qenë i gjatë deri në zgjidhjen përfundimtare.

Një fitore për familjarët e atyre që kanë vrarë veten duke u hedhur nga ura.

Ndërkohë në 27 maj qyteti përgatitet për të festuar 80 vjetorin e urës së famshme një simbol i padiskutueshëm i qytetit kalifornian.

Rrjetat prej hekuri do të shtrihen horizontalisht për 7 metra nga të dyja anët e urës të gjatë 3 kilometra.

Lexo edhe disa kuriozitete:

Pse lejleku `sjellë` foshnjat në këtë botë

Për shekuj me radhë lejlekët kanë lindur dhe jetuar në një mjedis me foshnjat dhe familjen.

Si do të duket Bota pas 30 viteve (Video)

Do të vijë koha kur ne do të jemi në gjendje të bisedojmë me makina ose për të shtypni një buton dhe mekanizmin për të përfunduar gjithçka …/infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.