Ballina / KOSOVA / Rritja e nivelit të transparencës
keshilli prokurorial

Rritja e nivelit të transparencës

Debatin publik të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Komisionit për Cështje Normative

Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial i Kosovës ka prezantuar draftin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Kosovës. Kryesusi i KPK-së, Bahri Hyseni, tha se me këtë rregullore institucioni që drejton synon të rrisë nivelin e transparencës po ashtu edhe meritokeacisë së kandidatëve për prokuror dhe kryeprokuror.

Sipas Hysenit: “Rregullorja ka avancime pasi kësaj janë vendosur kritere të veçanta për përzgjedhjen e prokurorëve dhe kryeprokurorit të shtetit.“Rregullorja ka avancime në aspektin e angazhimit më të madh të Këshillit Prokurorial të Kosovës që do ta marrë barrën për emërimin e kryeprokurorëve”.

Ndërsa Kryetari i Komisionit për çështje normative, Zenjulla Gashi tha se çdo propozim, koment ose rekomandim që do nxirret në dëgjim publik do të shqyrtohet nga ky komision. “Ne para pak çastesh kemi marrë disa propozime, në interesin tonë oshtë që çdo propozim ta shqyrtojë komisioni për çështje normative”.

Nga rekomandimet që u nxorën nga ky takim të cilat do t’i shqyrtojë Komisioni për çështje normative, ishte se nëse dëshmohet që kandidati ka ushtruar ndikim, të përjashtohet nga procesi.

Provo po ashtu

Zarfet nga Serbia raportohet se u shkaktuan alergji punonjësve të KQZ-së

Procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia është ndërprerë, pasi që zyrtarët që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.