fbpx

Rritet papunësia në Britani të Madhe

Rritja e pagave në Mbretërinë e Bashkuar është ngadalësuar përsëri, duke mbetur pas rritjes së çmimeve, gjë që sipas investitorëve ka siguruar rritjen e normave të interesit për të parën herë në një dekadë nga Banka e Anglisë.

Të dhënat treguan gjithashtu se norma e papunësisë mbeti e pandryshuar në 4.3 për qind në fund të muajit Gusht, që është niveli më i ulët në 42 vite. Kjo është edhe një ndër arsyet pse politikëbërsit mendojnë se pagat do të përshpejtohen.

Pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë këtë vit, Banka ka deklaruar se normat e interesit pritet të rriten në 0.5 për qind nga niveli rekord i të gjitha kohërave prej 0.25 për qind. Sipas pritshmërive, lëvizja do të ndodh në takimin e radhës të institucionit më 2 nëntor.

Paundi u rrit menjëherë pas publikimit të të dhënave, ndërsa çmimet e obligacioneve të Qeverisë ranë. Megjithatë, mospërputhja e rritjes së pagave me inflacionin, që arriti 3 për qind në Shtator, tregon për dyshime në vazhdimin e ciklit tkurrën monetar në vitin e ardhshëm. Zyra kombëtare e statistikave raportoi se të ardhurat totale, përfshirë bonueset, ranë me 2.2 për qind në fund të muajit Gusht.

Humbja e fuqisë shpenzuese të britanike bëri që kryeministrja Theresa May të premtojë mbështetje për ekonomitë familjare duke propozuar edhe një limit në tarifat për energjinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.