Ballina / BOTA / Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Nepal
aeroplani ne nepal aksident

Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Nepal

Nga rrëzimi i një avioni të pasagjerëve në Katmandu të Nepalit, kanë vdekur të paktën 40 persona. Fillimisht ishte raportuar për 27 viktima.

Avioni, që po udhëtonte nga Bangladeshi për në Nepal, është kapluar nga flakët, pasi, teksa ka ateruar ka dalë nga pista.

Sipas raportimeve, edhe 22 persona janë lënduar.

“Shancet për shpëtimin e ndonjë përsoni tjetër janë të vogla, pasi avioni është djegur keq”, ka thënë zëdhësi i ushtrisë Gokul Bhandareee.

Kryeministri i Nepalit, K P Sharma Oli ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe ka premtuar për një hetim të menjëhershëm.

Aeroporti në Katmandu është mbyllur pas aksidentit.

Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk janë bërë të njohura.

@Fluidi

Provo po ashtu

Facebook, Nick Clegg, Britani

Facebook punëson një politikan britanik të profilit të lartë !

Rrjeti social më i përdorur në të gjithë botën ka marrë në stafin e tij, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.