Rritet numri i të infektuarëve në vendbanimet serbe në Kosovë

Shtabit të Krizës në Mitrovicë të Veriut, ka konfirmuar se sot janë regjistruar edhe dhe pesë raste me Coronavirus në veri të Kosovës.

“Numri i rasteve të reja të konfirmuara në komunat me shumicë serbe në Kosovë është si në vijim – në Mitrovicë të Veriut janë shënuar tri raste positive në COVID-19, kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë qytet është 14. Në Zveçan ndërkaq janë konfirmuar dy raste të reja, duke e çuar në 6 numrin e përgjithshëm. Ndërkohë, në Leposaviq, numri i të infektuarve qëndron në dy, prej të cilëve një person ka vdekur”, ka thënë në një konferencë për shtyp, Milosh Mirkoviq, drejtor i Institutit për Shëndetësi Publike në Mitrovicë të Veriut.

Ai po ashtu ka shtuar se numri i të përgjithshëm i të infektuarve në vendbanimet serbe në Kosovë ka arritur në 22./Infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.