fbpx

Rritet numri i minatorëve të ngujuar, jep dorëheqje i pari i Trepës

80 minatorëve të ngujuar të mërkurën në horizontin e dhjetë në Trepçë, tashmë i janë bashkuar edhe 150 punëtorë të tjerë. Ndërkohë për shkak të gjendjes së krijuar ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të Trepçës, Hysen Vrajolli.

Ata po qëndrojnë në horizontin e 10-të të minierës në Stanterg. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i Kryesisë së Sindikatës së minierës së Trepçës, Eset Meha.

Ai ka thënë se momentalisht në minierë të ngujuar janë më shumë se 200 punëtorë. Ai tutje ka shtuar se kërkesë e vetme e tyre janë pagat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.