Rritet mbështetja për Merkelin pas sulmit në Berlin

Përkrahja ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel është rritur pas sulmit terrorist të javës së kaluar në një treg Krishtlindjesh në Berlin, sipas një sondazhi të publikuar sot.

“Mbështetja për konservatorët e saj prekën shifrën më të lartë të vitit”, thuhet në një sondazh të “Forsa”, me qendër në Berlin.

Mbështetja për kristiandemokratët e Merkelit (CDU) dhe aleatët e tyre me bazë në Bavari, Bashkimi Kristiansocial (CSU), u rrit me dy pikë përqindje gjatë javës së fundit, duke arritur 38 për qind.

Mbështetja për CDU-në dhe CSU-në pësoi rënie gjatë vitit të fundit, si rezultat i përplasjes mes Merkelit dhe liderit të CSU-së, Horst Seehofer mbi trajtimin e kancelares të krizës së refugjatëve, përcjell Atsh,

Shefi ekzekutiv i “Forsa”, Manfred Guellner u shpreh se “si gjithmonë, kur njerëzit janë të trazuar nga akte të tilla të tmerrshme, elektorati ka tendencë të dojë të shmangë eksperimentet dhe preferon të ndjekë nga pas qeverinë në pushtet”.

“Si rezultat, jo vetëm CDU-ja dhe CSU-ja ka fituar mbështetje, por edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.