grilat,burgu,arresti

Rrihte gruan dhe fëmijët, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Në orët e pasdites së djeshme, në Prishtinë, policia ka arrestuar një person mashkull të dyshuar për dhunë sistematike ndaj gruas dhe fëmijëve të tij.

Sipas Policisë, viktima femër, shqiptare e Kosovës, ka raportuar se i dyshuari (bashkëshorti i saj), po ashtu shqiptar i Kosovës, “vazhdimisht ushtron dhunë fizike dhe psikike duke i shkaktuar edhe lëndime trupore” për çka, sipas Policisë, “viktima posedonte edhe raporte mjekësore”.

“Sipas viktimës, i dyshuari i ka keqtrajtuar edhe fëmijët e tyre duke i rrahur dhe mbyllur në dhomë”, ka thënë Policia.

Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!