Ilustrim

Rrihet personi i infektuar sepse nuk respektoi masën e vetizolimit

Një person me COVID-19 në Prishtinë të martën nuk i është përmbajtur masës së vetëizolimi. Ai është parë në rrugë, ku është sulmuar nga disa persona të panjohur, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“I njëjti është dërguar në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda”, është njoftuar në raport.

Po ashtu është hapur lëndë edhe ndaj një personi në Shirokë, që ndonëse me COVID-19, ka dal në rrugë dhe nuk ka respektuar masën e vetëizolimit. Ngjarja ka ndodhur të martën. E po ashtu edhe në Malishevë e Gjakovë është njoftuar për raste të tilla. Rasti në Malishevë ka ndodhur në mëngjesin e të martës, ndërsa në Gjakovë të hënën mbrëma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!