fbpx

Rrëzohet helikopteri, 6 të vdekur

Kanë vdekur 6 persona si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në zonën e Naltarit, në veri të Pakistanit.

Viktimat janë ambasadorët e Norvegjisë dhe Filipineve në Pakistan, bashkëshortet e ambasadorit të Malajzisë dhe të Indonezisë dhe dy pilotët.

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Polonisë mbetën të plagosur.
Sipas autoriteteve, shkaktarët e përplasjes nuk dihen ende.

error: Content is protected !!