Ballina / BOTA / Rrëzohet aeroplani ushtarak, 43 të vdekur

Rrëzohet aeroplani ushtarak, 43 të vdekur

Të paktën 43 persona kanë humbur jetën me rastin e rrëzimit të aeroplanit ushtarak Herkules në qytetin Medan të Indonezisë të martën paradite, ka konfirmuar lajmin zëdhënësi i Ushtrisë indoneziane  Maj. Gen. Fuad Basya.

 

“Deri tani janë nxjerrë mbetjet e 43 viktimave, por besohet se këtu e kanë pësuar të paktën 50 persona” ka deklaruar për media përfaqësuesi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes.

Shkaqet e rrëzimit të aeroplanit nuk dihen ende.

Sipas zyrtarëve ushtarakë, para fluturimit aeroplani ka kaluar të gjitha kontrollet teknike dhe me te çdo gjë ishte në rregull, mëson infoglobi.

Nga 43 viktimat 12 janë konfirmuar se janë ushtarakë.

Në momentin e rrëzimit, aeroplani po transportonte mallin logjistik me të cilin furnizohen rëndomë bazat ushtarake në ujëdhesat e Indonezisë. /infoglobi

Provo po ashtu

Me transport kufomash mishin e kurbanëve

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit Këshilli i Bashkësisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.