Rreziqet për fëmijët gjatë përdorimit të internetit

Rreziqet nga përdorimi i internetit rriten sa më shumë që fëmijët shkathtësohen në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative.

Ata krijojnë një lloj pavarësie, e cila mund të nxisë zbulimin dhe gjetjen e mjeteve dhe mënyrave të komunikimit dhe informacioneve në faqe të internetit që kanë përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre.

Rreziqet për fëmijët gjatë përdorimit të internetit mund të jenë:

Përdorimi i tepruar i internetit në dëm të aktiviteteve sociale dhe fizike në natyrë, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin social të fëmijës.
Rrezik për dëmtime fizike, ngacmime, abuzim fizik dhe seksual nga personat me të cilët fëmijët mund të organizojnë dhe realizojnë takime të drejtpërdrejta.
Ekspozimi ndaj përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme, si pornografia, lojëra të ndryshme të dhunshme dhe kontaktet me përdorues të panjohur.
Krijimi dhe shpërndarja e përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme nga vetë fëmijët tuaj.
Ekspozimi ndaj fjalimeve, teksteve dhe imazheve raciste dhe diskriminuese.
Të pretenduarit e të qenit dikush tjetër, me qëllim për të mashtruar, dëmtuar, ngacmuar apo detyruar dikë tjetër.
Kontakte të padëshirueshme, veçanërisht me mashtrues me të rritur, që paraqiten si fëmijë. Zbulimi i informatave personale mund të çojë deri te rreziku i dëmtimit fizik.
Marrja dhe postimi i fotove të papërshtatshme, pa marrë paraprakisht lejen, mund të jetë e dëmshme për të tjerët.
Shpifja dhe dëmtimi i reputacionit.
Falsifikimi i moshës së një personi ku fëmijët pretendojnë të jenë më të vjetër, me qëllim për të fituar qasje në faqet e internetit që janë të lejuara vetëm për të rritur dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme për fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.