Rreziku nga terrorizmi, BE ndalon shitjen e armëve

Pas më shumë se një vit negociata tepër të vështira, tri institucionet kryesore evropiane, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli Europian, më në fund kanë arritur një marrëveshje sa i përket ligjeve për pajisjen me armë, si kundërpërgjigje ndaj akteve terroriste që kanë goditur së fundmi kontinentin e vjetër.

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të ndaluar shitjen e armëve gjysmë automatike, por dhe llojet e tjera. Njerëzit në të gjithë BE-në tani do të duhet të zhvillojnë kontrolle mjekësore para se të liçensohen për të blerë armë zjarri. Po ashtu, shitjet online të tyre do të kufizohen.

Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Europian, e quajti marrëveshjen një “moment historik” për kontrollin e armëve në BE. Zyrtari i lartë tha se, Brukseli ka luftuar shumë për një marrëveshje ambicioze që redukton rrezikun e të shtënave në shkolla, kampe verore apo sulmet terroriste në përgjithësi.

Shtetet në të gjithë Unionin do të fillojne të ndajnë më shumë informacion me njëri-tjetrin sa i përket shitjes së armëve, duke kufizuar edhe çdo lloj mundësie që ato të shiten në tregun e zi. Në Bashkimin Europian pronësia e armëve është më e ulët në krahasim me SHBA.

Sipas statistikave zyrtare, vetëm 1 në 10 qytetarë evropianë, ose 10%, kanë armë zjarri, ndërkohë që në Amerikë 41% e familjeve janë të pajisura.

Megjithatë, për marrëveshjen e re pati edhe kontestime. Republika Çeke dhe Suedia protestuan duke thënë se ndalimi do të dëmtojë ata që përdorin armë zjarri në mënyrë të ligjshme për sport apo gjueti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.