Ballina / Kulturë / Rren apo e vërtetë?
dokufest prizren, filmat

Rren apo e vërtetë?

Duke zgjedhur “të vërtetën” në DokuFest

“DokuFest” ka publikuar programin e filmave garues për edicionin e 18-të, i cili do të mbahet nga data 2 – 10 gusht në Prizren. Pjesë e programit të sivjetshëm do të jenë mbi 100 filma e dokumentarë. Po ashtu pjesë e garës janë edhe një përzgjedhje e veçantë e filmave të shkurtër dhe të kinemasë eksperimentale që vijnë nga 40 shtete të ndryshme. Kjo njëkohësisht edhe e karakterizon programin e këtij edicioni. Kjo është potencuar edhe në komunikatën e festivalit.

Festivali edhe pse ka shpallur programin garues të filmave akoma nuk ka bërë të ditur programet e tjera speciale, përfshirë edhe programin e njohur View From the World, si dhe një program të kuruar enkas për temën qendrore të festivalit “E vërteta”.

Këtë vit, i cili është dominuar nga histeria e lajmeve të rreme, “DokuFest” i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme dhe mënyrën se si kjo ndikon tek të tjerët, duke zgjedhur “Të vërtetën” si temë të edicionit të 18-të të Festivalit.

Veton Nurkollari, drejtor artistik i Festivalit, ka thënë se ky edicion do të sjellë më shumë se 200 filma, ku 10 prej tyre zbërthejnë edhe drejtpërdrejt temën e sivjetshme. Ndërsa për filmat pjesë të programit garues ai i ka konsideruar të guximshëm dhe inovativë.

Këtë vit në kuadër të Festivalit do të jenë gjashtë programe garuese: Gara e dokumentarëve të Ballkanit, gara e dokumentarëve ndërkombëtarë, ajo e filmave të shkurtër, gara e dokumentarëve për të drejtat e njeriut, e dokumentarëve të mjedisit dhe gara kombëtare.

Këtë vit në garën e dokumentarëve të Ballkanit do të shfaqen katërmbëdhjetë dokumentarë, numër ky që është i përafërt edhe me kategoritë e tjera.

 

Provo po ashtu

panairir i librit frankufurti 2019, libart, gjermania, kosova, shtepia boteuse shoqata e botuesve te kosoves

Revolucioni vjen nga Frankfurti i Gjermanisë

Kosova prezantoht me mbi 25 shtëpi botuese me titujt e rinj e që në total …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.