Ballina / Rregullat / Shërbimet /Autorësia

Rregullat / Shërbimet /Autorësia

Mirë se vini në botën virtuale të Agjencisë së Lajmeve Info Globi

Disa rregulla për ju dhe për ne

Ne i gëzohemi faktit, nëse lexuesit, dëgjuesit dhe shikuesit i pëlqejnë përmbajtjet tona.

Megjithatë, ju ftojmë t’i lexoni rregullat më poshtë, të cilat kanë të vetmin qëllim: informimin tuaj dhe krijimin e një shoqërie të mirëfilltë demokratike, që në epiqendër e ka njeriun, barazinë kuptimplote pë secilin dhe mundësitë e barabarta për të gjithë.

a. Mos keqpërdorni punën dhe shërbimet tona
b. Mos përdorni gjuhë ofenduese ndaj askujt, në hapësirën e faqes sonë (në ueb/facebook/tëitter apo në cilëndo platformë sociale , pas të cilës qëndron stafi i përkushtuar i Info Globit.
c. Ju lutemi që të mos sulmoni njerëzit. Preferojmë që të sulmoni argumentet.
d. Materialet tona mund t’i shpërndani në muret e rrjeteve të juaja sociale, pa pëlqimin paraprak të redaksisë. Materialet tona janë të nënshkruara nga redaksia dhe e mbajnë shenjën InfoGlobi.
ç. Për shpërndarjen e veprave artistike, si këngët, filmat, dokumentarët, apo emisionet debatuese që nuk mbajnë shenjën e Info Globit, nevojitet pëlqimi me shkrim.
d. Shkrimet në InfoGlobi janë pa pagesë. Në rast se dikush ju kërkon të holla për publikimin e shkrimeve, ju lutemi të lajmëroni menjëherë redaksinë në e mailin contact@infoglobi.com.
e. Ne inkurajojmë gazetarinë qytetare dhe punën e juaja krijuese. Për raportet e juaja, përderisa to i përmbushin standardet tona profesionale, si dhe për promovimin e punës suaj krijuese dhe edukative, InfoGlobi gjithëherë do të lë në dispozicionin hapësirën e mjaftueshme. Pa kurrëfarë kompenzimi.
f. Informatat dhe shkrimet e juaja si dhe produktet artistike, duhet të dërgohen në dy e maila: info@infoglobi.com dhe në lajme@infoglobi.com
g. Info Globi nuk do ti publikojë përmbajtjet që:
– përdorin gjuhë të urrejtjes,
– që rrezikojnë jetën e njeriut
– bien ndesh me Konventat dhe Ligjet në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
– kanë për qëllim promovimin e bizneseve tuaja, e nuk kanë ndonjë interes publik. Të tillat mund të publikohen vetëm tek hapësirat e marketingut.
e. Me pagesë në InfoGlobi janë vetëm reklamat dhe shkrimet e vendosura në hapësirat e paguara. Të tillat në fund të artiukullit janë të shënuara si “Hapësirë e paguar’, apo e mbajnë mbishkrimin Marketing.

Nëse i shfrytëzoni materialet e Agjencisë së lajmeve Info Globi, obligoheni të citoni Info Globin si burim të informatës suaj, ose të përmendni atë në njërën nga mënyrat e shënuara më poshtë:

– “Burimi – Agjencia Info Globi – © [viti ] Info Globi” ; ose
– “Marrë nga Agjencia Info Globi (infoglobi.com)

Më shumë informacion për të drejtat e autorësisë, çështjet e lidhura me markën tregtare, patentin apo të drejtat tjera autoriale (të regjistruara dhe të paregjistruara) të materialeve të publikuara në www.infoglobi.com , që janë pronë e Agjencisë Info Globi, mund t’i siguroni përmes e mailit info@infoglobi.com