Ballina / KOSOVA / Rrahje mes profesorëve në UP
In Fabric
fakulteti-arteve

Rrahje mes profesorëve në UP

Sot në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht në Fakultetin e Arteve ka ndodhur një rrahje mes dy profesorëve.

Profesori Alban Nimani ka qenë ai që me një postim në Facebook ka shkruar se është sulmuar nga profesori Mehmet Behluli.

Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë ka thënë se sot në stacionin

“Qendra” është hapur një rast i sulmit fizik.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Palët e përfshira në këtë rast janë shoqëruar në stacion të policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Check Also

Milaim Zeka

Zyrtare: Milaim Zeka një muaj në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rrëzuar propozimin e prokurorisë speciale për dhënien e 30 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *