Ronaldo shpallet ‘Më i Miri’ i vitit 2016 nga FIFA

Cristiano Ronaldo është shpallur ‘Më i Miri’ i vitit 2016 nga FIFA

Gjatë një ceremonie të mbajtur në Cyrih, FIFA ka përzgjedhur yllin e Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldon si ‘Më të Mirin’ e vitit 2016.

Ronaldo kaloi një edicion të jashtëzakonshëm, ku fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube me Real Madridin dhe Euro 2016 me Portugalinë.

Portugezi kështu mposhti Leo Messin dhe Antonie Griezmann, transmetpn Express.

Ky ishte çmimi i dytë i madh për Ronaldon, pasi në muajin dhjeto fitoi edhe Topin e Artë, që ndahet nga France Football.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.