Ronaldo, ofertë 100 mln euro në sezon nga Kina

Tjetër çmenduri nga Kina. Menaxhari i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, i ftuar në një emision televiz në Spanjë ka pranuar se dhe klienti i tij, fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2016, ka marrë një ofertë marramendëse nga klubet kineze, që e tejkalon atë të Carlos Tevez.

Mendes bëri të ditur se një skuadër në Kinë ka ofruar një pagë prej 100 milionë euro në vit për Cristiano Ronaldon, ndërsa Realit i ka ofruar 300 milionë euro që të lërë të lirë futbollistin.

Një ofertë që do të bënte të mendohej çdo lojtar, por jo Cristiano Ronaldon, me Mendesin që ka theksuar se paratë nuk janë gjithçka për futbollistin, i cili është i kënaqur dhe me fitimet aktuale te Reali i Madridit.

Mendes gjithashtu ka shtuar se Ronaldo nuk ka ndërmend të largohet nga Reali për momentin dhe pse për më tepër kërkon që dhe për disa vite të jetë sërish në qendër të vëmendjes me klube të mëdha europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.