Ballina / Kulturë / Romë: Zbulohet kompleksi ushtarak pretorian
roma e lashtë

Romë: Zbulohet kompleksi ushtarak pretorian

Koloseu është pasuria më e madhe dhe më e dukshme që i ka mbijetuar Romës së Lashtë, por të gjithë janë të bindur se “Qyteti i Përjetshëm” fsheh nën këmbët e tij të tjera thesare.

I radhës është zbuluar së fundmi në kryeqytetin italian rastësisht dhe falë punimeve për zgjerimin e sistemit të metrove.

Mediat italiane shkruajnë se në atë që njihet si “sektori C” i metrove është rënë në kontakt me një ndërtesë të 2000-vjeçare, që besohet se i përkiste një drejtuesi të lartë ushtarak të pretorianëve, trupa elitë romake që mbronin konsujt, perandorët dhe Senatin.

Menjëherë objekti është marrë në dorëzim nga arkeologët dhe studiuesit e tjerë, që thonë se bëhet fjalë për një ndërtesë me të paktën 14 dhuma, një holl qendror gjigant, dekorime që i kanë mbijetuar kohës, madje edhe një shatërvan, sigurisht jo në gjendje pune.

Francesco Prosperetti, përgjegjës i qeverisë italiane për Koloseun dhe Muzeun Kombëtar Romak e cilësoi zbulimin se të mahnitshëm.

Kompleksi është gjetur në një thellësi prej 12 metrash nga sipërfaqja e qytetit dhe nga ajo që kanë zbuluar deri më tani, arkeologët besojnë fort se ndërtesa është e shekullit të dytë të Erës Sonë dhe është varrosur nga dora e njeriut.

roma14

@Fluidi

Provo po ashtu

piramidat

Zbulohet varri i vajzës së Faraonit në Egjipt

Dhoma e varrit 3700 vjeçare e vajzës së Faraonit besohet të jetë gjetur pranë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.