Romë, provimi i gazetarisë pa reçipeta

Çfarë markë reçipetash mban veshur? Me këtë pyetje ka filluar provimi i profesionit për gazetarët në Romë, Itali, që u zhvillua të martën në mëngjes.

Të pranishëm ishin 180 kandidatë, të cilët pasi dorëzuan kompjuterët dhe telefonat, u deshën të kontrolloheshin nëpër detektorë metali. Por kjo procedurë e detyrueshme ka krijuar shumë probleme: sistemi teknologjik nuk i njeh telat metalikë të një marke të famshme reçipetash që shumica e kandidateve mbanin veshur.

Detektori filloi të ndizej sa herë që femrat kalonin në të. Atyre nuk u mbeti gjë tjetër veçse të zhvishnin të brendshmet dhe të kalonin sërish në kontroll. Këtë herë, nuk pati alarm. Disa prej kandidateve, për të fituar kohë kaluan me reçipetat veshur nën bluzën e tyre.

Problemi teknik kishte ndodhur në të kaluarën dhe për këtë arsye, kandidatët ishin njoftuar me e-mail. Por jo të gjitha e kishin lexuar. Provimi filloi rregullisht në 11:45 dhe përfundoi në 17:45, me të gjitha rrobat veshur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.