Roma ra si pasojë e krizës me refugjatë

Vendimi i Donald Trumpit për t’i ndaluar refugjatët nga Siria dhe nga gjashtë shtete tjera me shumicë myslimane për të hyrë në SHBA, meriton një mësim historie.

Ka shumë arsye pse njerëzit e kanë kritikuar këtë veprim, por një prej mësimeve më të fuqishme mund të vijë nga historia antike.

Një artikull në “Quartz” sqaron se si mungesa e trajtimit të duhur ndaj një krize me migrantë rrëzoi Perandorinë Romake. Dhe kjo ngjarje ngjason shumë me ngjarjet që po ndodhin në botë tani.

Fillimi i fundit të Perandorisë Romake zakonisht i referohet vitit, dhe një beteje epike në Adrianopojë në mes të Perandorit Flavius Julius Valens Augustus dhe popullit gjermanik, gotëve (të cilët romakët i menduan si ‘barbarë’).

Por si ndodhi që një perandori, që me sukses kishte pushtuar dhe menaxhuar burimet e veta, të shkatërrohej?

Kriza me refugjatë

Dy vjet para ngjarjeve në Adrianopojë, gotët, që jetonin në atë që tani njihet si Evropë Lindore, u detyruan të largoheshin nga territori i tyre nga pushtuesit hunë (me prejardhje nga Kaukazi dhe Azia Qendrore).

Të përbërë nga dy grupe politike – Tervingi dhe Greuthungi – dhe të shpërbërë nga lufta, gotët udhëtuan nëpër Evropë. Ata po iknin nga lufta sikurse po bëjnë sot sirianët.

Ata përfunduan në Traki, afër lumit Danub, ku Perandori Valens dërgoi një ushtri të vogël për t’i përshëndetur ata. Fillimisht, ata u panë si aset nga romakët, dhe synuan t’i asimilonin.

Por sjellja e tyre ndaj gotëve se ata ishin barbarë, në fund mbizotëroi. Zyrtarët përgjegjës për menaxhimin e imigrantëve ishin të korruptuar, dhe i konsideruan gotët vetëm si një mjet për shfrytëzim dhe për të përfituar nga ta. Varfëria dhe sëmundjet u bënë shoqërues të gotëve, dhe administratorët romakë “detyruan gotët e uritur skajshmërisht t’i shkëmbejnë fëmijët e tyre [të cilët do të bëheshin skllevër] për ushqim për qentë”, sipas historianit Ph.D. W. Bradford Smith.

Lufta

Ekuilibri i ekzistencës u prish kur mbreti i Tervingit, Fritigern, u zu rob gjatë një banketi romak – taktikë e përdorur shpesh për të kontrolluar grupet ‘barbare’.

Tensionet u ngritën, dhe, edhe pse romakët i kuptuan gabimet e tyre dhe e liruan mbretin, ishte shumë vonë – lufta kishte filluar.

Dy grupet gote, të bashkuar për shkak të trajtimit që kishin nga Roma, luftuan kundër një ushtrie të papërgatitur romake – dhe fituan.

Natyrisht se nuk është analogjia e përkryer. Migrantët e sotëm jo medoemos do të ngrihen tani për tani. Por historianët ka kohë që thonë se: “një politikë e mëshirshme dhe përfshirëse mund të kishte parandaluar rrjedhën e ngjarjeve që paralajmëruan në fillimin e fundit të Perandorisë Romake”.

Apo me fjalë tjera, historia na mëson se është më mirë t’i trajtosh refugjatët me humanizëm dhe dhembshuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.