Ballina / KOSOVA / Rojters: Çdo ndryshim kufiri në Ballkanin Perëndimor, i rrezikshëm
harta, ballkani, be

Rojters: Çdo ndryshim kufiri në Ballkanin Perëndimor, i rrezikshëm

Tema e mundësisë së ndryshmit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ka gjetur trajtim sot edhe në shumë media. Mes tyre gazeta austriake :”Der Standard” dhe agjencia “Rojters” kanë publikuar artikuj ku thuhet se „çdo ndryshim i kufijve në Ballkanin Perëndimor, do të ishte shumë i rrezikshëm“.

Debatin aktual për ndryshim kufijsh e ka trajtuar sot në një artikull edhe agjencia “Rojters” me autor Andreas Rinke. Në artikull thuhet se “çdo ndryshim kufiri në rajonin e Ballkanit perëndimor është i rrezikshëm”.

Rojters citon drejtorin e Institutit për Evropën Juglindore në Universitetin e  Regensburgut, Ulf Brunnbauer, të ketë thënë se “po të ndodhë ndryshimi i kufijve të Kosovës, atëherë kjo do të trimëronte serbët e Bosnjës që të ndanin Republikën serbe dhe t’ia bashkëngjisin Serbisë. Hezitimi i BE-së, është fajtor për debatin e kufijve në Ballkan, thekson Brunnbauer, citon Rojters.

Sipas tij, Franca dhe Holanda janë fajtorë që po kundërshtojnë hapjen bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në. Ky vakum i BE-së po shfrytëzohet pastaj nga vende si Rusia, Kina dhe Turqia, ka cituar Rojters ekspertin gjerman Ulf Brunnbauer.

Ndërkaq, edhe gazeta austriake është marrë sot me këtë temë.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimi i marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë do t‘ia hiqte Rusisë letrën kryesore nga dora“.

Kështu citohet të ketë thënë  për gazetën austriake „Der Standard“, drejtuesi i Qendrës për Evropën juglindore në Universitetin e Gracit, Florian Biber.

Rusia po shfrytëzon dobësitë e të tjerëve në Ballkan“ thotë Biber, teksa ka shtuar se ky ndikim mund të përmbyset vetëm përmes një angazhimi të fuqishëm të BE-së dhe të një ambivalence të Shteteve të Bashkuar të Amerikës”, transmeton Der Standard. / RTK

@Fluidi

Provo po ashtu

gruevski-gjykate

Urdhër arresti. Policia e kërkon Gruevskin

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, pas njoftimit nga Gjykata Penale e Shkupit se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.