Ballina / BOTA / Robert O’Brien, këshilltar i ri i sigurisë kombëtare i Presidentit Trump

Robert O’Brien, këshilltar i ri i sigurisë kombëtare i Presidentit Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump emëroi të mërkurën negociatorin Robert O’Brien si këshilltar të sigurisë kombëtare.

O’brien zëvendëson zotin John Bolton i cili dha dorëheqjen nga ky post javën e kaluar.

O’Brien është i dërguar presidencial për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit dhe ka një karrierë të gjatë në qarqet republikane të politikës së jashtme.

Presidenti Trump e bëri njoftimin në Twitter, menjëherë pasi shpalli se do të rrisë në mënyrë të ndjeshme sanksionet kundër Iranit.

“Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyer!”, shkruante Presidenti Trump në Twitter.

O’Brien është një jurist me përvojë i cili që nga viti 2018 ka punuar për të liruar pengje amerikane që mbaheshin nga vende si Koreja e Veriut dhe Turqia.

Ai është partner themelues i firmës Larson O’Brien dhe do të shërbejë si këshilltari i katërt i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare.

Provo po ashtu

A po shtyhet sërish BREXIT-i

Ligjvënësit britanikë kanë votuar një amandament të shtunën që mund të shtyjë procesin e daljes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.