Ballina / KOSOVA / Robelli u përgjigjet fansave të Shaqirit, këtë të fundit e quan analfabet
enver robelli

Robelli u përgjigjet fansave të Shaqirit, këtë të fundit e quan analfabet

Gazetari që vepron dhe jeton në Zvicër, Enver Robelli, pasi i quajti budalla Xherdan Shaqirin, i cili pas lojës me Serbinë në Rusi, si shenjë falënderimi përdori fjalën arabe ‘elhamdulilah’, u përball me akuza të shumta. Mirëpo, tani ai reagon përsëri, u përgjigjet të gjithë atyre që e fyejnë.

Sipas Robellit, përshëndetja e fansave të Zvicrës me mesazh fetar mysliman („elhamdulillah“) tregon se ky nuk merr erë se çfarë mesazhesh përçon, është thjeshtë një analfabet që përjetim intelektual e ka muzikën tallava dhe takimet me Shefqet Krasniqin.

Por, ndaj Robellit pati akuza e sharje nga shumë shqiptarë. Mirëpo, tani ai sërish u përgjigjet të gjithëve, duke thënë se të gjithë ata që e kundërshtuan, janë të kompleksuar dhe kanë krizë identiteti.

“Sikur të zemëroheshit aq shumë kundër qindra radikalëve që shkuan të luftojnë për ISIS në Siri e Irak. Sikur të zemëroheshit aq shumë për faktin se rreth 100 fanatikë fetarë ranë në fushat e Sirisë për agjenda antiperëndimore. Sikur të zemëroheshit aq shumë kundër dy te rinjve që vijnë nga Belgjika për të sulmuar Kforin, pa të cilin do të ishit nomadë nëpër botë. Sikur të zemëroheshit aq shumë kundër një kosovari që vret ushtarë amerikanë në Gjermani. Sikur të zemëroheshit aq shumë kundër imamëve injorantë që ua kanë fshirë trurin – ATËHERË ju kisha marrë seriozisht”, ka shkruar Robelli.

“Por, ju që po llomotitni poshtë e përpjetë zemëroheni me një kritikë fare të zakonshme, sepse keni krizë identiteti. Dhe komplekset i shëroni duke fyer e kërcënuar”, ka shkruar gazetari që jeton në Zvicër, Enver Robelli.

@Fluidi

Provo po ashtu

kadri veseli

E gjithë opozita kundër Kadri Veselit

Në fund të javës së kaluar, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka prezantuar një platformë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.