Rizoto me shparguj

Përgatitja

1

Vendosni ujin në të cilin do të zieni rizoton që të vlojë, jo në temperaturë shumë të lartë.

2

Ndërkohë vendosni një tigan në zjarr mesatar, shtoni pak vaj dhe pak gjalpë dhe kavardisni qepën derisa të zbutet, për 4-5 minuta.

3

Shtoni hudhrën dhe kavardiseni për 1 minutë.

4

Shtoni orizin, kavardiseni për 2-3 minuta. Më pas shtoni 1 filxhan me lëng perimesh dhe lëreni të ziejë derisa të avullojë. Shtoni edhe pak lëng tjetër dhe lëreni të avullojë sërish.

5

Shtoni shpargujt dhe hidhni pjesën e mbetur të lëngut.

6

Do t’iu duhen edhe gati 20 minuta derisa rizoto të gatuhet plotësisht.

7

Në fund shtoni lëngun e limonit, gjalpin e mbetur dhe djathin parmixhan, pak kripë dhe piper.

8

Shërbejeni të ngrohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.