Rivali i Merkelit: Eurozona me buxhet të përbashkët

“Eurozona ka nevojë për një buxhet të përbashkët për të rritur investimet dhe Gjermania duhet të jetë e përgatitur që të bëjë më shumë në Europë, ndoshta duke rritur kontributet financiare në bllok”.

Ky ishte qëndrimi i liderit të socialdemokratëve Martin Schulz n.

Kohë më parë, në një tubim para mbështetësve të tij në Berlin, kishte akuzuar kancelaren Angela Merkel se nuk i ka treguar zgjedhësve se si do ta forcojë BE-në dhe si do të arrijë të plotësojë premtimin për punësim të plotë ndërsa vetë ai, parashtroi planin për rritjen e investimeve dhe kthimin e solidaritetit në Evropë.

“Partia ime mbështet më shumë investime në Evropë. Ne jemi në favor të një buxheti të përbashkët për investime në Eurozonë dhe jemi në favor të një ministri evropian financash që të ngrihet kundër konkurrencës së dëmshme të taksave dhe evazionit fiskal”, ka deklaruar Martin Schulz, kryetar i SPD-së.

Schulz, ish-president i Parlamentit Evropian, shpreson të mundë Merkelin në zgjedhjet e 24 shtatorit, por socialdemokratët e tij të qendrës së majtë, duket se kanë humbur pak ritmin në sondazhe pas një starti të vrullshëm pas nominimit të tij në janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.