Ballina / SHOWBIZ / Rita Ora rrëmben çmim në VMA, bëhet shqiptarja e parë që fiton nga MTV
rita ora

Rita Ora rrëmben çmim në VMA, bëhet shqiptarja e parë që fiton nga MTV

Rita Ora është fituesja e kategorisë “Best Dance” në ndarjen e çmimeve MTV Video Music Awards. Ajo u shpërblye për bashkëpunimin “Lonely Together”, me DJ tashmë të ndjerë Avicii.

Këngëtarja me prejardhje nga Prishtina, me famë ndërkombëtare, bëhet shqiptarja e parë që fiton një çmim nga MTV’ja.

Këtë fakt e ka përmendur në një video në instagram edhe artistja tjetër me prejardhje shqiptare, njëherë mikja e Oras, Bebe Rexha.

Edhe kjo e fundit ka qenë e nominuar për çmim në MTV VMA, sikurse edhe Dua Lipa.

Ndryshe, klipi më i mirë i vitit është shpallur “Havana” i bashkëpunimit të Camila Cabello me. Young Thug. Cabello po ashtu është shpallur edhe artistja e vitit.

MTV VMA njihet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në botë.

rita ora vma

Provo po ashtu

Rona Nishliu bëhet nënë

Rona Nishliu bëhet nënë, ka vajzë

Rona Noshliu është bërë nënë për herë të parë dhe lajmin e kanë zbuluar burime …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.