Ballina / KRYESORE / Rita Ora krenohet me "Mendoj për ty"

Rita Ora krenohet me "Mendoj për ty"

Këngëtarja me origjinë kosovare, e rritur dhe e shkolluar në Britani të Madhe, Rita Ora ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e instacalionit artistik “Mendoj për ty” të organizuar në Kosovë.

Rita Ora ka dhuruar poashtu fustan për kauzën e nisur nga artisja Alketa Xhafa Mripa, fushatë kjo e emërtuar ‘Mendoj për ty’ e cila ka mbledhur mbi 50 mijë fustana në mënyrë që simbolikisht të ngrihet zëri në mbështetje të femrave të dhunuara gjatë luftës. Fustanat janë ekspozuar të premtën në stadiumin e Prishtinës.

Rita ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga kjo ekspozitë duke treguar që është krenare për kontributin e saj dhe duke bërë thirrje që krime të ngjashme mos të ndodhin më kurrë në botë.

mesazhi i rita ores

Provo po ashtu

Mbi tre miliardë euro kalon deficiti tregtar i Kosovës

Kosova ka një deficit vjetor tregtar që arrin shifrën në mbi 3 miliardë euro. Ky …