Ballina / KRYESORE / Rita Ora: E lumtur që ndodhem në Kosovë
rita ora prishtine

Rita Ora: E lumtur që ndodhem në Kosovë

Pak shqip e më shumë anglisht, ylli i muzikës botërore me prejardhje nga Kosova Rita Ora dha një mesazh për dhjetë vjetorin e pavarësisë.

“Sa më shumë që jemi, më të mëdhenj bëhemi”, tha Rita në një konferencë me gazetarë duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Këngëtarja e shumë hiteve botërore në një konferencë për media në Prishtinë ka deklaruar se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Kosovë, sepse do ta mbajë koncertin më të mirë të saj deri më tani.

Ajo tha se ndihet shumë e lumtur që Kosova tani po përfaqësohet në botë edhe përmes këngëtareve tjera shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha.

Sipas saj  sa më shumë këngëtarë që e përfaqësojnë Kosovën aq më mirë do të jetë për Kosovën.

“Ju e keni një shans për ta prezantuar veten tuaj si dëshironi të mbaheni mend dhe gjëja më e rëndësishme për mua është të qëndrojmë të bashkuar dhe të jemi në gjendje të shoh njerëz në vendin tim sepse sa më shumë që jemi aq më të mëdhenj bëhemi. Dhe unë mendoj se kur për herë të parë kam dalë kam qenë një ndër këngëtarët e hershme shqiptare, dhe tani kemi talent të jashtëzakonshëm që i kam parë në këto dy vitet e fundit dhe jam shumë mirënjohëse që kemi këngëtare shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha të cilat po e gjejnë dritën e tyre në muzikë dhe sa më shumë prej nesh të na përfaqësojnë në këtë zhanër muzikor aq më mirë është për vendin tonë. Të kënaqemi, që qëndrojmë së bashku dhe ta përfaqësojmë shtetin e Kosovës”, tha Rita Ora.

Ylli botëror Rita Ora edhe pse kishte vështirësi të fliste në gjuhën shqipe ka deklaruar sot ndihet më shumë nervoze se në çdo koncert tjetër, pasi që dëshiron që gjithçka të shkoj mirë.

Ora tha se përveç koncertit do të dëshironte që të vizitonte shumë Kosovën  edhe pse është vend i vogël është shumë i bukur.

“Jam shumë e lumtur që kisha kohë të vija këtu, dëshiroja të mbaja koncert dhe ta shoh vendin dhe ta shoh Kosovën sepse e di që është e vogël, por është një vend shumë i bukur po të kisha mundësi do t’i takoja të gjithë ishte rrugëtim i gjatë për të ardhur në këtë pikë dhe është vetëm fillimi i një rrugëtimi të vazhdueshëm për vendin tonë“, u shpreh ajo.

E pyetur se a do të shohim ndonjë bashkëpunim në mes tri këngëtareve me famë botërore, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora ajo u shpreh se ka shoqëri të mirë për vajzat shqiptare, por për këtë duhet thënë  “kurrë mos thuaj kurrë”.

Përveq pyetjeve rreth muzikës Ritës iu bë edhe një propozim për martesë.

Ishte gazetari nga Radiotelevizioni Dukagjini Fisnik Zymi i cili i tha nëse dëshiron që të martohet me të. E Rita si me shaka i tha se ‘do mendohet’.

Rita do të mbajë koncertin në sheshin qendror të Prishtinës për të përmbyllur natën e pëtvjetorit të dhjetë të pavarësisë. Koncerti fillon në orën 22.

Provo po ashtu

federata e futbollit te kosoves, biletat online, uefa, fifa, euro2020

Biletat e kombëtares ofrohen te stërshitësit me kthim, Federata nuk jep raportin

Para fillimit të ndeshjeve kishte shumë oferta edhe të biletave VIP, por edhe pasi ndeshja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.